Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përplasje dhe dhunë mes studentëve në protestë | VIDEO

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2018, 17:19 | Aktualitet
Përplasje dhe dhunë mes studentëve në protestë

Jani Marka, pedagog dhe aktivist i Lëvizjes për Universitetin, një prej protestuesve të hershëm kundër ligjit për arsimin e lartë u tërhoq me forcë nga një grup tjetër protestuesish dhe nuk u lejua të flasë.

Në 5 ditët e protestës, ky është momenti i parë kur doli në pah përplasja mes organizatorëve.

“Ai më ka kërcënuar me jetë… Ne nuk kemi nevojë për ta. Ai vjen për interesa personale, jo për kërkesa të studentëve”, thotë një prej studentëve protestues.

Vetë pedagogu thotë se në protestë e sulmuan huliganë të Partisë Demokratike dhe jo studentët. “Mua më sulmuan huliganë të partive politike”, u shpreh ai në intervistë për A2.

Bashkë me Jani Markën në proteste ishin edhe studentë dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes për Universitetin. Sipas tyre, përçarja vjen vetëm nga partitë politike.

Edhe një përpjekje e studentëve të arteve, për të vendosur një foni, që fjalimet e tyre të dëgjohen më qartë, dështoi me sukses. Tashmë studentët presin të martën, për një përgjigje përfundimtare nga ministrja Nikolla. Por edhe pse të vendosur, kush po mundohet të përçajë protestën e tyre?

A2 CNN Livestream

Dita jonë