Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përplasje fizike në Shkodër, PD nuk lejon futjen e anëtarëve të KZAZ

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 13:45 | Aktualitet
Përplasje fizike në Shkodër, PD nuk lejon futjen e

Simpatizantë të Partisë Demokratike të degës së Shkodrës dhe ish-deputetit të këtij qyteti, Bardh Spahia, janë përplasur me forcat e policisë, para ambienteve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 2.

Simpatizantët e PD nuk kanë lejuar futjen e anëtarëve të KZAZ, duke e argumentuar këtë veprim me dekretin e Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Ndërsa Policia e Shtetit ka ardhur në ndihmë të anëtarëve të KZAZ.

Në këtë situatë nuk kanë munguar as përplasjet fizike. Si për ironi, Policia ka marrë kërkesa si nga anëtarët e KZAZ që t’i mundësojë të kryejnë detyrën, ashtu edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila i kërkon ndihmë për të liruar ambientet e KZAZ.

A2 CNN Livestream

Dita jonë