Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përplasjet me Ramën, Meta: Jo më detyra që s’më takojnë, protagonizmi im ishte i imponuar

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 13:34 | Politikë
Përplasjet me Ramën, Meta: Jo më detyra që s’më

Pas një vere të heshtur, dhe votëbesimit të qeverisë në parlament, presidenti Ilir Meta u rikthye të flasë për politikën. Pas një aktiviteti në Korçë, kreu i shtetit u kujdes të nënvizonte se nga zyra presidenciale s’do të vijë më ndihmë për opozitën.

“Aktualisht, askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që u takojnë aktorëve të tjerë politikë. Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament!”, tha Meta. Përplasjet e mëparshme me Edi Ramën, i justifikoi me situatën politike ku ndodhej vendi, opozita në rrugë, ndërsa mazhoranca kontrollonte gjitha pushtetet.

“Protagonizmi im jo i zakonshëm në dy vitet e fundit nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë”.

 I pyetur mbi sovranitetin, term i artikuluar fort më parë prej tij, ndërsa së fundmi nga Sali Berisha, Presidenti dha një mesazh mes fjalëve për aktorët politikë të Tiranës.

“Ata të mos vendosen përpara faktit të kryer! Ata të mos jenë më viktimë e arbitraritetit dhe e kulisave të elitave, të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve”.

Qëndrimi presidencial erdhi edhe për çështjen Berisha, pika e dobët e Ilir Metës. 

“Sigurisht që zoti Berisha, nuk mund të rri pa e thënë: Është si vera që sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet, por edhe aq më demokrat bëhet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani