Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përpunimi i mbetjeve në Shqipëri, BE tërheq vëmendjen për rrugën e gjelbër

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 16:53 | Aktualitet
Përpunimi i mbetjeve në Shqipëri, BE tërheq vëmendjen

Europa ka një rrugë të gjelbër dhe drejt asaj kërkon që të ecë edhe Shqipëria. Ambasadori, Luigi Soreca, theksoi se mbrojtja e mjedisit është, gjithashtu, vendimtare kur Bashkimi Europian të thërrasë vendin tonë për anëtarësim.

Agjenda e gjelbër mbulon 5 fusha drejtimi: E para, veprimi pastrues që përfshinë energjinë e karbonizimit të lëvizshëm; e dyta, ekonomia rrethore që ka të bëjë me mbeturina të caktuara që mund të riciklohen; e treta, ka të bëjë me biodiversitetin; e katërta, luftimi e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe e fundit sistemet e qëndrueshme të ushqimit. Shqipëria do të thirret për në Europë sërish dhe do të pyetet edhe për këtë. Zbatimi i direktivave kërkon më shumë se 500 milionë euro deri në fund të vitit 2032.

Qeveria pranoi se puna për menaxhimin e mbetjeve urbane pati një ngadalësimi këtë vit për shkak të pandemisë. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, thekson po ashtu nevojën për forcimin e masave ndëshkuese për ndotësit.

Në vend është rikthyer debati për menaxhimin e mbetjeve. Qeveria është vënë nën akuzë për kontratat e lidhura për ndërtimin e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Por, ministri i Mjedisit nuk i komentoi akuzat e demokratëve, sipas të cilave, fatura përfundimtare për tre inceneratorët shkon në 400 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani