Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përse duhet të vaksinohemi?

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 14:42 | Aktualitet
Përse duhet të vaksinohemi?

Gushti do të jetë muaji i vaksinimit intensiv në popullatë. Pas konfirmimit të 21 rasteve pozitive me variantin Delta të koronavirusit, edhe pse numri real i infektimeve është shumë më i lartë, specialistët e shëndetit publik deklarojnë se vetëm vaksinimi mund të frenojë epideminë dhe shfaqjen e mutacioneve të tjera më të rrezikshme.

Sido që të jetë, mënyra më e mirë për të parandaluar është vaksinimi. Nëse në fillim nuk kishim vaksina, por vetëm masa mbrojtëse, tashmë me vaksinën si një armë e fuqishme, do të bëjmë të mundur ndalimin e kësaj pandemie”, thotë Erida Nelaj.

Përgjegjësja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik tregon raste sesi po e kalojnë sëmundjen persona të vaksinuar me të dy dozat që mësojnë se janë të infektuar. “Mund të ketë pasur raste që janë konstatuar pozitiv vetëm sepse kanë bërë një tampon për të lëvizur jashtë. Nga informacionet që kemi është që personat e vaksinuar e kanë kaluar lehtë, ose me shumë pak shenja”, thotë Nelaj.

Edhe për ekspertët në vendin tonë, vaksinimi me dy doza është mjaft i rëndësishëm për të frenuar përhapjen dhe format e rënda, veçanërisht te të moshuarit.

Rreth 67 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur pasditen e të hënës, ndërsa të tjera vaksina pritet të vijnë gjatë gushtit. Ndërkohë, numri i personave të vaksinuar me të dy dozat po i afrohet shifrës 500 mijë. Një ditë më parë, ekspertët e Komitetit Teknik konfirmuan se mes të infektuarve me Delta, 6 janë të vaksinuar, por që po e kalojnë lehtë sëmundjen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë