Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përse humbasim çështjet që shkojnë në Arbitrazh?

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 16:52 | Aktualitet

Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhet që po rëndojnë arkën e shtetit dhe rrjedhimisht edhe brezat e ardhshëm kanë ardhur duke u rritur. Ministria e Financave pranon në raportin e mes vitit për zbatimin e buxhetit, se për periudhën janar-qershor të këtij viti, nga institucionet buxhetore është raportuar se nuk janë kryer pagesa për vendime Arbitrazhi, që siç e thamë më lart, në total vlerësohen në 109.5 milionë euro. Grafikisht shohim në tabelë edhe vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për çështjet e humbura nga shteti shqiptar dhe kostot financiare përkatëse. Nga ana tjetër, në rritje ka ardhur edhe borxhi i bashkive. Ndërsa në vitin 2018, stoku i detyrimeve të pushtetit vendor ishte 6.8 miliardë lekë, ai u rrit një vit më vonë me 1.4 miliardë ose me rreth 20.7%. Por për të diskutuar më shumë lidhur me këtë çështje dhe kryesisht me atë të lidhur me arbitrazhin ndërkombëtar, foli në A2 Business Ledina Mandija, ish-Avokate e Shtetit dhe ish-zëvendëskryeministre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu