Përse po fshihet komunikata e policisë?

Në janar të vitit 2014 ministri i Brendshëm, asokohe Saimir Tahiri iu përgjigj akuzave të opozitës se ngjarje kriminale fshiheshin nga polica.
Tahiri lajmëroi se për herë të parë komunikata e policisë do të deklasifikohej, sigurisht duke ruajtur identitetin e personave apo dhe ngjarje të tjera në hetim.
Veprimi për deklasifikimin e komunikatës e cila publikohet dhe në faqen zyrtare të policisë së shtetit u bë dhe në favor të transparencës për mediat e cila për të qenë më korrekte i referohet dokumentit zyrtar online.
Por kur kanë kaluar 5 vite nga ajo datë policia e shtetit ka ndryshuar mënyrën e publikimit të saj. Transparenca me publikun duket se është stopuar ndërsa në komunikatën e re e cila quhet raport ditor ngjarjet jepen thjesht si numra dhe neni i veprës penale, pa sqaruar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Veç kësaj, në raportin e ri ditor futen dhe evenimente apo vizita te ministrit të brendshëm në një kohë që një nga grabitjet më të mëdha për këtë vit në autostradën Durrës Tiran nuk u pasqyrua fare.
Edhe në të kaluarën ka pasur akuza nga media dhe opozita se Policia e Shtetit ka mbajtur të fshehta ngjarje të ndryshme. Rasti më i fundit është ai i vetë kryeministrit Rama, i cili nga foltorja e parlamentit në vitin 2016 foli për kanabisin. Por në këtë rast ai akuzoi opozitën e cila kur ishte në pushtet nuk publikonte për median komunikata të policisë që sipas tij mbaheshin të fshehta.
Me vendimin më të fundit për ndryshimin e përmbajtjes se komunikatës se policisë, tashmë media nuk do të ketë më as ekstraktin e ngjarjeve më të rëndësishme.

Shkarkoni aplikacionin e A2