Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Persekutimi i çamëve, dosjet ''Sejko'' dhe beteja për të zbardhur të vërtetat

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 11:24 | Aktualitet
Persekutimi i çamëve, dosjet ''Sejko'' dhe

“Në vitin 1993, një oficer i Sigurimit të Shtetit më tregoi fatin e babait tim. Më tha se tortura e fundit që i kanë bërë ka qenë nxjerrja e syve”.

Kjo është gjithçka që Hektor Sejko di për babanë e tij Taho Sejko. Asnjë gjurmë tjetër nuk ka prej tij, asnjë dosje që rrëfen të vërtetën, asnjë shenjë se ku mund të gjendet trupi, asnjë varr për të nderuar kujtimin e tij.

“Ka njerëz të pafajshëm që nuk kanë varre. Enver Hoxha e ka varrin e tij dhe shkojnë e përshëndesin edhe sot me grusht”, shprehet Hektori.

Sot, pas shumë vitesh, Hektori tregon se kjo nuk është historia e trishtë e një burri që nuk e njeh e kërkon të atin, por historia e një nëne që humbi tre fëmijë gjatë atyre viteve ku përndiqej e gjithë familja.

Por, kjo histori nuk ishte e vetmja e rrëfyer në ditët e kujtesës, pasi dosje të tëra historish të errëta janë ekspozuar për publikun në konferencën e mbajtur për persekutimin e popullsisë çame nga regjimi komunist.

A2 CNN Livestream

Dita jonë