Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Përsëritet” Shqipëri-Greqi, Karagounis e Papadopoulos në Tiranë për bamirësi

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 11:04 | Futboll

15 vjet më pas. Veteranët e Greqisë kampione e Europës në vitin 2004 kthehen në të njëjtin stadium, që më parë quhej Qemal Stafa, ndërsa tani është bërë impianti më modern në Shqipëri. Aty ku pësuan humbjen e parë pas kurorëzimit si skuadra më e mirë e kontinentit. Dy protagonistët e asaj sfide ishin Georgios Karagounis dhe Dimitris Papadopoulos.

“Kthehem në Tiranë pas 15 viteve, më duket tërësisht të ndryshuar dhe më bëhet qejfi që e shoh kështu”, thotë ish-sulmuesi i Panathinaikos dhe Kombëtares greke Dimitris Papadopoulos.  

Papadopoulos, Karagounis, Bushi dhe Beqaj kujtojnë kohën kur ishin rivalë

Me të edhe një nga “mitet” e futbollit grek, ai Georgios Karagounis që me 139 ndeshje të luajtura është rekordmeni i Kombëtare së tij.  “Kemi ardhur për një ndeshje bamirësie. Sapo na propozuan për të qenë të pranishëm, thamë menjëherë po. Është e domosdoshme prania për kauza të tilla. Futbolli nuk ka kufij dhe gjithmonë duhet të ndihmojë njëri-tjetrin”, thotë mesfushori që ndër të tjerat ka luajtur me Panathinaikos dhe Interin.

Dy prej yjeve të Greqisë së asaj kohe, e kujtojnë mirë ndeshjen e humbur 2-1 në Tiranë, mes atmosferës së zjarrtë. Karagounis shpreson se do të gjejë të njëjtën entuziazëm, por këtë herë për të mbështetur familjet e prekura nga tërmeti.

“Ka kaluar kohë nga viti 2004. Kemi ardhur për diçka krejt të ndryshme, duam të ndihmojmë, jemi të gëzuar që jemi pjesë e këtij turneu. Nuk ka problem që atmosfera të jetëe  zjarrtë si në vitin 2004, pasi është e nevojshme që ta njerëzit ta harrojnë atë që përjetuan gjatë tërmetit dhe ne jemi të lumtur të japim kontributin tonë. Kur luan dëshiron gjithmonë të fitosh. Edhe ne duam të fitojmë. Kam parë listat e skuadrave të tjera, të cilat janë shumë të forta dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën, që ta fitojmë trofeun”, thotë ai.

Dimitris Papadopoulos

 “E mbaj mend atmosferën në vitin 2004, ishte shumë e zjarrtë dhe ishte një ndeshje e vështirë. Por ndodhemi këtu për një arsye tjetër, jemi të lumtur që ndodhemi këtu për të mbështetur njerëzit, për një kauzë të mirë. Do të luajmë dhe shpresojmë të fitojmë, por çfarëdo që të ndodhë e rëndësishme është të ndihmohen njerëzit që vuajtën pasojat e tërmetit. Dëshirojmë që të vijnë sa më shumë spektatorë, në mbështetje të familjeve që humbën të afërmit e tyre, për t’i mbështetur psikologjikisht, por edhe ekonomikisht”, shton kolegu i tij Papadooulos.

Ndeshja e yjeve, me sloganin “Buzëqeshi jetës”, do të luhet sot prej orës 18:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë