Përshpejtohet puna për vaksinën, por Trump është i vendosur: Me apo pa të, SHBA do të rihapet

“Me ose pa vaksinë, Shtetet e Bashkuara do të rihapen”. Kështu u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa njoftoi një projekt për përshpejtim të përpjekjeve për krijimin e vaksinës, me synimin për të pasur antidotin e mundshëm të Covid-19 në fund të vitit.