Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shtesat e pagave të prapambetura

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 17:12 | Sociale
Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shtesat e pagave

Disa në karrocë me rrota, disa me proteza e disa në vështirësi për të ecur. I tillë ishte organizimi i personave me aftësi të kufizuara përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar shtesat e pagave për vitet 2005-2010. 

Sipas tyre ka disa vendime gjykatash që ua njeh si detyrim, por nuk ekzekutohet nga pushteti vendor.

Vështirësia e personave me aftësi të kufizuara shkon përtej pagesës mujore që marrin. Ata vuajnë jetesën sociale, ilaçet dhe shërbime të tjera.

Pas një takimi me përfaqësuesit e Ministrisë, personave me aftësi të kufizuar iu premtua shlyerja e pagesës në mënyrë të alternuar.

“Ministria i ka sqaruar, ne do ta bëjmë pagesën patjeter por në mënyrë të përshpejtuar. Por të shkosh  të kërkosh pagesat e Saliut të vitit 2005 këtu nuk është e drejtë”, deklaroi zëvendësministri Nikolla.  

Avokati i tyre thotë se institucionet shmangin përgjegjësinë nga vetja duke luajtur një lojë ping pong. “Gjykata i ka caktuar Bashkitë, por paratë menaxhohen nga kjo Ministri”, thotë avokat Sinan Tafaj.

Gjithsej janë rreth 2000 persona me aftësi të kufizuara, kryesisht nga Korça, Pogradeci, Blilishti dhe Burreli që nuk kanë marr ende shtesat e pagave. Kjo shumë varion nga 150 mijë lekë deri në 300 mijë lekë të reja në totalin e 5 viteve, e ndarë sipas kategorive specifike. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë