Përvëlohet Britania, shpallet gjendja e emergjencës pasi priten temperatura deri në 40°C
Mbretëria e Bashkuar ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Shkak për këtë është bërë i nxehti përvëlues që ka kapluar prej ditësh mbarë shtetin ishull. Agjencia meteorologjike e Britanisë lëshoi paralajmërimin më të lartë për të nxehtit ekstrem me temperatura që mund të prekin nivele shumë të larta për javën e ardhshme deri në 40 gradë celsius. “Temperatura të jashtëzakonshme, ndoshta nga ato që thyejnë rekorde, mund të përjetojmë të hënën, më pas edhe përgjatë të martës”, thuhet në njoftimin e autoritetit meteorologjik shtetëror.