Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përvjetori i protestave të Hong Kongut, liritë dhe të drejtat e një populli nën sundimin kinez

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 13:46 | Bota
Përvjetori i protestave të Hong Kongut, liritë dhe të

9 qershori përkon me përvjetorin e protestës masive të Hong Kongut, ku, sipas organizatoreve, rreth 1 milionë njerëz dolën në rrugë. Ishte një vit ku qyteti u drithërua prej muajsh nga protestat antiqeveritare, ndonjëherë edhe të dhunshme. Ishte një prej sfidave më të mëdha për stabilitetin e shtetit kinez, që nga goditja e përgjakshme ndaj protestuesve pro demokracisë në sheshin Tiananmen të Pekinit, në vitin 1989.

Katalizatori fillestar për rinisjen e protestave ishin propozimi për ndryshmet në ligjet e ekstradimit që do të lejonin që të dyshuarit kriminelë të dërgoheshin në territorin e Kinës për gjykim. Udhëheqësja e Hong Kongut, Keri Lam, e vonoi më pas projektligjin, por protestat u zgjeruan, ku kërkesat kryesore tashmë ishin votimi universal, një hetim për egërsinë e pretenduar të policisë dhe dhënies fund të përpjekjeve nga ana e Pekinit për të minuar liritë demokratike të premtuara ku ish-kolonia britanike ju dorëzua Kinës në vitin 1997.

Ndërsa masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit shuan protestat në muajt e parë të vitit 2020, një njoftim i Pekinit se do të impononte legjislacionin e sigurisë kombëtare në Hong Kong për përmbysjen e pushtetit, terrorizmin dhe ndërhyrjet e huaja, nxori përsëri njerëzit në rrugë në muajin maj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani