Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përzgjedhja e Kryeprokurorit, Ibrahimi: Procesi, peng i ankimimit të vendimit të Këshillit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 13:12 | Aktualitet
Përzgjedhja e Kryeprokurorit, Ibrahimi: Procesi, peng i ankimimit të

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm mbahet peng i një procesi gjyqësorë në Gjykatën Administrative. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mundi as sot të përcaktojë metodologjinë për procesin e pikëzimit dhe renditjen e listës për Prokurorin e Përgjithshëm deri në një vendim të datës 16 tetor, të gjykatës, pas ankimimit të bërë nga avokati i skualifikuar nga gara Lulzim Alushaj.

“Miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Jemi në një fazë të avancuar të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Procesi është pezulluar për shkak të ankimit të vendimit të Këshillit në lidhje mes kualifikimin e një kandidati. Deri në pritje të shqyrtimit të ankimit, Këshilli përgatitet për fillimin e procesit të vlerësimit dhe pikëzimit dhe kjo metodologji i shërben këtij procesi”, tha Gent Ibrahimi.

Edhe pse metodologjia e votimit të anëtarë vepër Prokurorin e Përgjithshëm, s’mund të jetë vendimtare deri në vendimin e Gjykatës Administrative, anëtarët e KLP kanë kërkuar ndryshime gjuhësore, por jothelbësore në mënyrës se si do të kryet pikëzimi.

Në garë për Prokurorë të Përgjithshëm, janë tre prokurorët, Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj. Në këtë mbledhje nuk është marr në shqyrtim kërkesa e kryeprokurores së krimeve të rënda. Donika Prela, e cila që prej datës 2 tetor kërkon emërimin në Prokurorinë e Përgjithshme, pas shkrirjes së institucioneve të vjetra të drejtësisë.

Këshilli ka miratuar listën me 12 kandidatë të pranuar në Shkollën e Magjistraturës të cilët do t’i nënshtrohen Vettingut: “Ligjet e reja në kuadër të të cilave vepron këshilli, por edhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi diktojnë që edhe kandidatët që pranohen për të ndjekur shkollën e Magjistraturës para se të fillojnë studimet duhet të vetohen nga ana e këshillit. Ky është një proces që këshilli e merr shumë seriozisht”, tha Ibrahimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë