Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pezullimi i Dacit, a do të kenë vlerë vendimet e tij?

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 19:36 | Aktualitet
Pezullimi i Dacit, a do të kenë vlerë vendimet e tij?

Gentian Trenova u shkarkua nga detyra e prokurorit në nëntor 2019 nga një pesëshë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), me gjyqtarin Luan Daci në përbërje. Për ish-prokurorin, në rast të provimit të akuzës së “falsifikimit” ngritur nga SPAK ndaj Dacit, vendimi që e largoi nga sistemi është i pavlefshëm.

“Sipas praktikës kushtetuese, në rast se një gjyqtar zgjidhet në kundërshtim me ligjin, çdo gjykim që bëhet nga ai gjyqtar, konsiderohet i pavlefshëm”, shprehet Trenova.

Duke qenë se vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë përfundimtare dhe të paankimueshme, Strasburgu duket mënyra e vetme e zhbërjes së tyre. Por, ish-prokurori Trenova sugjeron se ndonëse Kushtetuesja, Gjykata e Lartë ose Administrativja nuk kanë kompetencë ligjore, kanë për detyrë t’i japin një zgjidhje situates: “Secila prej tyre mendoj se mund të konstatojë pavlefshmërinë e të gjitha vendimeve të marra nga KPA”.

Ish-prokurori Trenova e shikon situatën si një rënie në kurth të Reformës në Drejtësi: “Pezullimi i zotit Daci është bërë nga SPAK-u, që është rrjedhojë e Reformës në Drejtësi, prandaj duhet të pranojnë se pezullimi i Dacit është i rregullt dhe reforma ka dështuar. Ose duhet të pranojnë se SPAK-u është i urdhëruar politikisht. Edhe në këtë rast, reforma ka dështuar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë