Pezullimi i kreut të OFL-së, Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën për Artan Shkëmbin

Gazetari Armand Bajrami tregon detaje mbi vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme, e cila ka lënë të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” të Artan Shkëmbit.
Gjykata kishte vendosur pezullimin e kreut të OFL-së pasi partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion, falë disa aplikacioneve në telefon.