Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

''Pezullohet'' vetingu në polici, Komisioni më parë do filtrojë efektivët e SHÇBA që do kontrollojnë nivelin bazë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 11:11 | Aktualitet
''Pezullohet'' vetingu në polici, Komisioni më

Katër deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas projektligjit, i cili mban firmën edhe të kryetares së komisionit të sigurisë, Ermonela Felaj, diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të fokusohet te vetingu i SHÇBA, strukturë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në policinë e shtetit.

Gjithashtu, ky ndryshim thuhet në projektligj do mundësonte kohën e nevojshme që institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe të propozonin zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara dhe nga partnerët ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Deri më tani, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që kur ka filluar punën deri në dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar vetëm për 32 subjekte.

Koha në përpunimin e informacioneve u kritikua dhe në nënkomisionin e sigurisë, deputetët e të cilit kërkuan ndërhyrje në ligj në mënyrë që procesi të përshpejtohet.

Si ligji ekzistues, ashtu dhe ndryshimi i tij, sipas deputetëve ka nje vakum ligjor, duke mos parashikuar shprehimisht afatin apo kohën kur SHÇBA duhet të fillojë procesin për filtrimin e efektivëve të policisë.

Edhe në raportin e GRECO thuhej se procesi aktual kalimtar i vetingut duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karirerës së tyre dhe për qëllimin e ngritjes në detyrë dhe vetingu kalimtar duhet të përqëndrohet në funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli