“Piano karantinë 2020”, konkursi muzikor i pazakontë

Me iniciativën e pianistes durrsake Ilda Mema, u zhvillua “Piano karantinë 2020”, me pjesëmarrjen e artistëve të rinj të talentuar brenda dhe jashtë vendit. Rreth 65 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia, kanë interpretuar për një javë me radhë online, me praninë virtuale dhe të juristë së këtij konkursi. Ideatorja e këtij aktiviteti foli mëngjesin e kësaj të mërkure në Dita Jonë.