Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pikëpyetjet pas dorëheqjes së Zaev? Analisti Hajdari: Jo qasje serioze ndaj Open Balkan. Tregoi revoltë ndaj BE

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 21:10 | Politikë
Pikëpyetjet pas dorëheqjes së Zaev? Analisti Hajdari: Jo qasje

Një qëndrim të paqartë dhe jo serioz ndaj Open Balkan, e ka konsideruar analisti nga Shkupi Fejzi Hajdari, dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Në studion e Debati në A2 CNN ai tha se, dorëheqja e tij vjen si një revoltë ndaj Bashkimit Europian kur priste një datë për negociatat.

“Akti i dorëheqjes së Zaev sa i pritur aq dhe i çuditur. Kishte matje që tregonin se do t’i humbiste zgjedhjet. Këtë herë tregoi revoltë ndaj BE, meqë priste të merrte datë për negociatat. Nuk ka paralajmërim zyrtar, akoma nuk e ka dërguar në parlamentin e Maqedonisë. Po të kishte pasur një qasje serioze ndaj Open Balkan, kishte dalë më një deklaratë që të linte përshtypjen se kishte qasje serioze ndaj këtij projekti. Ende nuk ka të formuar një qëndrim të qartë partiak ndaj Open Balkan”.

Sipas tij aleatët e Zaev kërkojnë që ai të qëndrojë deri në fund të mandatit pasi janë të prirur për një krizë të re politike në Maqedoninë e Veriut.

“Aleatët e tij, të cilët insistojnë që të qëndrojë deri në fund të mandatit edhe pse ka humbur Shkupin është debat i madh sikur janë të prirur që të ketë krizë politike në Maqedoninë e Veriut. Në situatën e krizës politike edhe një qeveri e re nuk do të formulonte një qëndrim stabël, pro ose kundër Open Balkan më shumë ka një tërheqje të heshtur pro Balkan”.

Ai përjashton gjithashtu mundësinë për zgjedhje të parakohshme në Maqedoininë e Veriut.

“Nuk besoj se me këtë kapacitet që ka LSDM, ku kërkohet përgjegjësi direket nga Zaev, nuk beosj që LSDM do të kthejë në zgjedhjet e parakohshme”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë