Piktori Taso: Dua që historinë e Pogradecit ta them me penel – A2

Piktori Taso: Dua që historinë e Pogradecit ta them me penel

Anastas Kostandini, i njohur si piktori Taso, në qytetin e tij të lindjes dhe banimit, Pogradecin, prej me shumë se 50 vitesh vijon pasionin e tij, pa u shkëputur asnjë ditë.

Banesa e tij në një prej rrugicave karakteristike të Pogradecit nuk është e vështirë të gjendet. Ndërsa brenda saj janë punimet e piktorit fanatik të qytetit të tij.