Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Piktura e Monet vendos rekord, shitet për 110 milionë dollarë

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 14:52 | Kulturë
Piktura e Monet vendos rekord, shitet për 110 milionë dollarë

Një nga pikturat e pakta të Claude Monet, të cilat qëndrojnë akoma në duar private, u shit në një ankand për 110,7 milionë dollarë, duke vendosur kështu një rekord për punën e një impresionisti.

Vepra në telajo me ngjyra vaji, e quajtur “Meules” (Mële) dhe e përfunduar në vitin 1890, është e para e artit impresionues që arkëton mbi 100 milionë dollarë në një ankand. Kjo paraqet gjithashtu dhe shumën më të madhe të paguar ndonjëherë për një pikturë të Monet, themeluesin e Impresionizmit francez dhe mjeshtrin e peizazheve, i cili ndërroi jetë në vitin 1926 në moshën 86-vjeçare.

“Meules” ishte një nga 25 pikturat e një cikli peizazhesh me të korra që I përkisnin fqinjëve të Mone në Giverny të Francës. Vepra është vlerësuar gjerësisht për pasqyrimin e dritës në subjektin e tij dhe për ndikimin në lëvizjen impresioniste. Ankandi për pikturën përfundoi për 8 minuta në Nju Jork, dhe blerësi që nuk ka dashur të identifikohet, mundi 5 oferta të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë