Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Piktura e rrallë e Van Gogh, shitet në ankand për 13.1 milionë euro

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 11:32 | Aktualitet
Piktura e rrallë e Van Gogh, shitet në ankand për 13.1

Një pikturë e rrallë e Vincent Van Gogh, e cila ka qëndruar pas dyerve të mbyllura për më shumë se një shekull u shit për 13.1 milionë euro në një ankand në Paris.

Sothebye tha se çmimi shënonte rekord për një artist holandez në Francë, ku u zhvillua ankandi. Ekspertët kishin vlerësuar fillimisht se piktura që tregon një rrugë në zonën e Montmartre të Parisit, mund të kapte vlerën e 8 milionë eurove.

E realizuar në vitin 1887, vepra ka qenë në pronësi të një familjeje franceze për shumë kohë. Specialistët ishin në dijeni të saj, por e kishin kategorizuar si fotografi bardhezi. Në ankandin e zhvilluar të enjten, piktura arriti një çmim edhe më të lartë prej 14 milionë eurosh, por shitja u anulua për shkak të problemeve me ofruesin online.

Ajo shkoi sërish nën çekicin e ankandit, për t'u shitur këtë herë për 13.1 milionë euro. Peizazhi i rrugës në Montmartre është një prej serisë së veprave që Van Gogh ka krijuar gjatë kohës kur jetonte në Paris me vëllain e tij Theo nga 1886 deri në 1987.

Piktura tregon një prej mullinjve të erës që gjendeshin në Montrmatre në kohën kur ai ishte vetëm një fshat në periferinë veriore të Parisit. Kisha e famshme e Sacré-Cœur e cila identifikon tashmë zonën, ishte ende në ndërtim në atë kohë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë