Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pikturat që lundrojnë “mes errësirës dhe dritës”

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 20:54 | Aktualitet
Pikturat që lundrojnë “mes errësirës dhe

Mes errësirës dhe dritës. Të tilla janë këto tablo që lundrojnë mes ngjyrave të ujit dhe dritës. Por, ajsbergu në këto tablo është një kërkues, një palombar që përpiqet të nxjerrë në dritë shumëçka, ashtu sikurse Orion Shima, artisti që ekspozon këtë muaj në Galeri 70.

Dimensionet e mëdha të pikturave bien në sy menjëherë, por ndërsa afrohesh në tablotë me përmasa më të vogla, kërkon portretin e palombarit, që zmadhohet, por sërish e fsheh fytyrën. Ekspozita “Mes errësirës dhe dritës”, do të qëndrojë e hapur për publikun në katin 0 të qendrës tregtare “Toptani” deri më 31 mars.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu