Pipero për sjelljen në shkolla: Maska e detyrueshme për fëmijët mbi 12 vjeç

Edhe në shkolla asgjë nuk do të jete si më parë. Rreziku nga përhapja e virusit do të ndryshojë sjelljen dhe në ambiente më sociale. Pak ditë nga fillimi i mësimit, mjekët tregojnë si duhet të jetë normaliteti i ri për fëmijët dhe mësuesit. Pëllumb Pipero thotë se shkollat nuk duhet të neglizhojnë udhëzimet e ekspertëve, ndërsa ai vetë nuk e mbështet vendosjen e maskës nga fëmijët e ciklit të ulët.