Pirateria e librave, botuesit: Të reagojë shteti, të penalizohen abuzuesit

Një treg i zi, një stendë në bregdet apo një shitës ambulant që ju ofron libra falsë mund t’ju kalojë përballë. Po si ta njohim një libër fals nga një tjetër, ky është shqetësimi më i vogël që kanë botuesit, ata që e paguajnë më së shumti barrën e mbetjes së veprave në magazina.

Ndaj edhe janë bërë bashkë në një tryezë për të diskutuar ku dhe si po abuzohet, jo vetëm me ta, por edhe me autorët, përkthyesit, shtetin dhe rregullat që duhen ndjekur brenda dhe përtej kufijve.