Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pjetri: Jemi në vitin 2019, ka ikur koha e martirëve

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 20:37 | Politikë
Pjetri: Jemi në vitin 2019, ka ikur koha e martirëve

Valdrin Pjetri, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, deklaroi në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN se në datën 30 Qershor “secili do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit” për gjithçka do të ndodhë gjatë procesit të votimeve.

Kur iu vu në dukje se shkodranët janë rritur me idenë e rezistencës kundër diktaturës dhe me martirët e demokracisë, Pjetri u përgjigj prerë: “Mendoj që ka ikur koha e martirëve në vitin 2019”.

“Në nëntor u vendos data 30 Qershor si datë zgjedhjesh pas një marrëveshjeje nga partitë dhe kjo datë u dekretua nga Presidenti. Do të doja të kisha kundërshtar dhe të vinte dita që në Shkodër të viheshin përballë projektet për qytetin. Do të doja që qytetarët të votonin për projektin", theksoi Pjetri.

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës pranoi se nuk ndihet komod që është i vetëm në garë, por nënvizoi se "ky nuk është faji ynë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë