Plagosja e Edison Begaj në Vlorë, kamerat e sigurisë kapin momentin e atentatit

Atentati ku mbeti i plagosur Edison Begaj, mbrëmjen e së shtunës së kaluar është kapur nga kamerat e sigurisë të banesës së Begajt. Në pamje duket që 38-vjeçari është qëlluar disa herë nga një distancë e afërt nga një person i maskuar dhe në dukje i veshur me uniformë policie. Ndërkohë policia e Vlorës ende nuk ka asnjë pistë konkrete për këtë ngjarje.