Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Plagosja në Pogradec, detaje nga konflikti që nisi 2 vite më parë

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 18:07 | Kronikë
Plagosja në Pogradec, detaje nga konflikti që nisi 2 vite më

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasditen e së hënës në qytetin e Pogradecit.

Policia njoftoi se si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur Joan Muçllari, i cili shkoi vetën në spitalin rajonal të qytetit dhe ndodhet në sallën e reanimacionit.

Ai ka arritur të identifikojë për policinë dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

I plagosuri dhe dy autorët e dyshuar duket se kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe janë konfliktuar edhe më herët, në një ngjarje që tronditi zonën turistike të Pogradecit, 2 vite më parë.

Joan Muçllari është djali i pronarit të hotelit Voloreka, i cili u sulmua me armë zjarri para dy vitesh në një kohë kur ishte i mbushur me klientë. Po kështu dhe një prej autorëve të ngjarjes së sotme është djali i një prej të arrestuarve për sulmin me armë ndaj hotelit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë