Planet e demokratëve, reformë kushtetuese dhe vetting politikës – A2

Planet e demokratëve, reformë kushtetuese dhe vetting politikës

Janë ulur në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore, por planet e demokratëve shkojnë përtej saj. “Vendi ka nevojë edhe për një reformë të thellë kushtetuese që lidhet me garantimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, përfshirë edhe nëse Parlamenti duhet të jetë me një ose dy dhoma”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për A2.