Plani B i futbollit/ Shtyrja më 10 qershor, Kupa me format si Champions

Rritja e numrit të të infektuarve nga koronavirusi rrezikon të spostojë edhe datën e rinisjes së futbollit në Shqipëri. Federata dhe klubet ranë dakord që të kthehen në aktivitet me Kategorinë Superiore prej datës 3 qershor. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë heziton të japë dritën jeshile dhe vijon të mos i përgjigjet kërkesave të futbollit.