Plani financiar i qeverisë, Tabaku: I pamjaftueshëm, s’kemi luksin të tregohemi amatorë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një lidhje me “Skype” në A2, komentoi planin financiar me 7 pika të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama. Tabaku u shpreh se paketa e prezantuar është e pamjaftueshme në këtë situatë. “Mbrëmë mungoi dhënia e një mesazhi pozitiv për biznesin. Paketa është e pamjaftueshme. Ndihma është vetëm 65 milionë euro. Në paketën sociale përfshihen mbi 85 mijë familje në nevojë dhe pensionistët. Është e pamjaftueshme për t’i rikthyer besimin ekonomisë. Mesazhi i mbrëmshëm nuk duhet të ishte në kuadër të menaxhimit edhe të tërmetit.