Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Plani i qeverisë: Brenda vitit 2023, internet falas në hapësirat publike

Nga A2 CNN
19 Prill 2020, 19:50 | Aktualitet
Plani i qeverisë: Brenda vitit 2023, internet falas në hapësirat

Brenda vitit 2023, në gjysmën e hapësirave publike në vend, qytetarët do të mund të përfitojnë shërbim interneti falas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik planin kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës “broadband”, në të cilin nuk është specifikuar ende mënyra se si do të financohet apo do të realizohet ky proces. 

Drafti parashikon që brenda tre viteve, lidhjet WiFi pa pagesë të jenë të aksesueshme në zonat urbane të vendosura kryesisht pranë shesheve, hapësirave apo godinave publike si dhe në zonat rurale. 

Në planin e saj ambicioz, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shprehet se deri në fund të vitit 2025 do të jenë të lidhura me internetin “broadband” me shpejtësi të lartë të gjitha familjet, bizneset si dhe institucionet publike në vend. 

Pavarësisht objektivave të ministrisë, Shqipëria renditet mjaft dobët në krahasim me vendet e Evropës sa i takon mbulimit me internet “broadband”. 

Vitin e kaluar, vetëm 58% e familjeve zotëronin një lidhje internet fiks, normë kjo mjaft e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, çka vë në pikëpytje zbatimin në kohë të objektivave të Ministrisë së Infrastrutkurës. 

Në kushtet kur shumë njerëzve u është kërkuar të punojnë apo mësojnë "online" nga shtëpia  për shkak të pandemisë Covid-19, shumë vende në botë gjetën instrumenta për të ofruar internet falas për shtetasit e tyre. Kjo nuk ndodhi në Shqipëri, pasi inkurajimi i kompanive për të ofruar 50% më shumë internet falas deri në fund të prillit ishte i vetmi mekanizëm që ofroi qeveria.

A2 CNN Livestream

Dita jonë