Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plani rrëqethës, terapia intensive s’do jetë për të gjithë, Suedia përgatitet për më të keqen

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 14:31 | Bota
Plani rrëqethës, terapia intensive s’do jetë për

Suedia ishte mes vendeve të pakta në botë që refuzoi të izolonte popullsinë e saj për frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke ia lënë në dorë ndërgjegjjes së qytetarëve zbatimin e udhëzimeve. Por duket se strategjia do të rezultojë fatale, e vendi po përgatitet për më të keqen.

Në mungesë të hapësirës dhe shtretërve të nevojshëm ne terapitë intensive, po vleresohet trajtimi prioritar i pacientëve.

Mbi bazë të një dokumenti që citohet nga gazeta më e madhe në vend, Aftonbladet, spitali universitar Karolinska iu kërkon qendrave të tjera shëndetësore të mos iu ofrojnë kujdes intensiv qytetarëve mbi 80 vjeç, e njëjta gjë vlen edhe për ata mes moshës 70 dhe 80 vjeçare që kanë të paktën një sëmundje kronike, pulomonare, zemre apo veshkash.

Do të përjashtohen nga terapia intensive edhe personat mbi 60 vjec, të cilët kanë cedim të funksionit të më shumë se dy organeve. Kjo mund të përfshijë njerëzit me probleme të zemrës, frymëmarrjes, veshkave etj.

Dokumenti thotë gjithashtu se pacientëve që tashmë janë nën kujdes intensiv dhe i përkasin një prej kategorive të lartpërmendura duhet t’iu ndërpritet trajtimi.

Suedia numëron mbi 9 mijë raste dhe rreth 783 vdekje nga Covid-19, me një rritje të konsiderueshme gjatë ditëve të fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani