Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plehrat “mal” në Durrës, qytetarët: Po sëmuremi, të zgjidhet sa më parë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 16:56 | Aktualitet
Plehrat “mal” në Durrës, qytetarët: Po sëmuremi,

Situata e mbledhjes së mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit po shkon tej çdo imagjinate. Në rrugët e qytetit plehrat kanë filluar të krijojnë grumbuj masive, duke krijuar një situatë të paimagjinueshme.

Qytetarët detyrohen të vendosen në rresht për një për të kaluar në trotuar, pasi plehrat kanë zënë shumicën e hapësirës së dedikuar për kalimtarët. Përveç anës vizuale, kjo situatë duket se ka shqetësuar banorët edhe për përhapjen e sëmundjeve.

Ndërkohë bashkia e Durrësit duket e dorëzuar përballë kësaj situate dhe është në pritje të përgjigjes ose zgjidhjes që do t’i jepet nga qeveria, pasi vetë bashkia nuk ka fonde të menaxhojë këtë situatë.

Ndërkohë ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Durrës. Kryetari i kësaj dege, Ferdinand Xhaferri është shprehur se kjo situatë vjen nga arroganca, paaftësia dhe korrupsioni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani