Plotësimi i Gjykatës së Lartë. E lejon ligji, dublohen kandidaturat e juristëve të spikatur

Hapësira ligjore që lejon të njëjtin person të konkurojë në më shumë se një vend vakant të një institucioni gjyqësor është shfrytëzuar edhe nga kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Fakti doli në dritë pas publikimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i listës së juristëve të spikatur që synojnë të zënë vendin e lënë bosh në Gjykatën e Lartë nga ish-kryetari Xhezair Zaganjori, i shkarkuar nga vetingu.Rezulton se katër nga aplikantët Kestrin Katro, Jetmira Rragami, Ervin Pupe dhe Theodhori Sollaku kanë kandiduar më herët edhe për tre vende në Gjykatën e Lartë, pozicione që u takojnë juristëve të spikatur.Ndërsa kandidatja Arjana Mallkuçi është tërhequr nga kandidimi, i vetMi emër i ri për Këshillin ka qenë Darjel Sina, aktualisht një prej Komisionervë Publikë.Në këtë situatë KLGJ vlerësoi se derisa 4 të parët e kanë kaluar njëherë fazën e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, në filtër do të kalojë vetëm kandidati Sina.Por nëse KLGJ vret me një gur disa zogj, pasi me verifikimin, pikëzimin e renditjen e kandidatëve të një liste ka kryer shumicën e punës edhe për tjetrën, mundësia që i njëjti emër t’i propozohet presidentit për dy vende mbetet e hapur.

Shkarkoni aplikacionin e A2