“Po përgatisim një “backup” kontrollorësh”, Peleshi zbulon në “Absolut 4” masat që po merren për ngërçin në aeroport

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një lidhje direkte me studion e “Absolut 4” në A2, u shpreh se kriza e aeroportit “Nënë Tereza” është menaxhuar “në mënyrë shumë të mirë”, duke zbuluar edhe masat që po merren për të bërë të mundur që ajo që ndodhi të mos përsëritet më.