Po transportonte paratë e një pike valute, dhunohet dhe grabitet një person në Tiranë

Një kambist u grabit mëngjesin e kësaj të marte teksa transportonte 3 milionë lekë në një bankë të nivelit të dytë. 55-vjeçari Qani Zili lëvizte me motor kur u sulmua nga dy agresorë që i morën çantën me para.