Pogradec, klandestinët dalin jashtë furgonit në mes të qytetit

Momenti kur dhjetëra emigrantë të paligjshëm kanë dalë nga një furgon në mes të rrugës në Pogradec është kapur në kamera. Në pamje duket një efektiv policie, i cili pasi kishte ndaluar furgonin, po përpiqej të mbante derën mbyllur që emigrantët klandestinë të mos largoheshin. Por pas disa shtyrjesh, efektivi nuk e ka ndalur dot arratinë e tyre.