Pogradec, personat me aftësi të kufizuar kërkojnë pagesën e prapambetur: E kemi fituar me gjyq

200 persona me aftësi të kufizuara në bashkinë e Pogradecit janë detyruar të bëjnë protestën e radhës, për mos pagesën e detyrimeve financiare të prapambetura, të cilat prej gati një viti i kanë të fituara edhe me gjyq. Bashkia e Pogradecit shprehet se nuk ka mundësi të shlyejë financiarisht këta persona, ndërsa shpreson qe qeveria e re të lëvroje fondin sa më shpejt.