Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Policia publikon pamjet e arrestimit të Gjergj Cukalit

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 12:43 | Aktualitet

4 muaj pas ekzekutimit mafioz të ish efektivit Arben Bilali, policia e Tiranës arrestoi Gjergj Cukalin si autorin e dyshuar të vrasjes. 40-vjeçari u prangos mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Për specialistët e krimeve, Cukali është personi i cili ekzekutoi nga një makinë në lëvizje Arben Bilalin, më 30 janar, pranë banesës së tij në zonën e Selitës. Emri i tij doli pas arrestimit të Arben Tiranës, personi i cili dyshohet se vodhi makinën tip Benz që u përdor nga autorët. Policia arriti të gjente mjetin, ndërsa në brendësi të tij armën tip kallashnikov, por dhe shumë gjurmë, të cilat çuan tek ekzekutori. Ende nuk dihet se çfarë e lidh 40-vjeçarin me Bilalin, ndërsa policia po punon dhe për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë, pasi nuk përjashtohet mundësia që Cukali të jetë paguar për eliminimin e 50-vjeçarit. Gjergj Cukali është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi është dënuar më herët për trafik droge dhe rrëmbim personi. Më 24 nëntor të vitit 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Cukalin me 10 vite burg për rrëmbimin e Fatjon Demirlikës në vitin 2004, për 100 mijë euro. 6 vite më pas, në gusht të 2012, 40-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi u kap me një pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. 3 vite më parë, në korrik të vitit 2016, policia shkatërroi grupin e Gjergj Cukalit, që merrej me shpërndarjen e drogërave të forta në kryeqytet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë