Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Policia Rrugore vendos 2078 gjoba në 48 orët e fundit

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 16:45 | Aktualitet
Policia Rrugore vendos 2078 gjoba në 48 orët e fundit

Policia Rrugore, në kuadër të operacionit “Tispol”, për zbatimin e ligjshmërisë rrugore në rrugët dytësore dhe zonat rurale,  ka vënë në pranga 34 drejtues mjetesh si dhe pezulloi 80 leje drejtimi dhe vendosi 2078 masa administrative gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Kontrollet janë përqendruar në parandalimin e ngjarjeve rrugore që shkaktohen kryesisht nga drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike apo në gjendje të dehur, nga drejtimi i mjetit pa leje drejtimi.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar kontrollit teknik të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara dhe parakalimeve të gabuara që janë rrezik për aksidente.

Duke përdorur aparatet drager janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 44 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit. Gjithashtu u konstatuan me radar 36 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe u proceduan administrativisht 338 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Policia Rrugore bën me dije se është e angazhuar maksimalisht në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e  parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu