Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Policia thërret demokratët, protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Bulevardin nuk e lëshojmë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 15:26 | Politikë
Policia thërret demokratët, protesta e 6 dhjetorit, Berisha:

Përtej korrespondencës me shkresa, Policia e Shtetit ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur demokratët të mos protestojnë para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ta zhvendosin grumbullimin e tyre përtej perimetrit të sigurisë së samitit të BE-së në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, thirri përfaqësues të PD-së për t’u shpjeguar edhe njëherë arsyen pse autoritet i refuzuan opozitës protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Argumenti i tyre ishte se kjo protestë cenon sigurinë, por ne u thamë që do të mbajmë protestë paqësore. Protesta mbahet atje ku kemi thënë në Bulevard”, tha Minarolli.

“Ne kemi protestë kundër qeverisë, për t’i dërguar të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për korrupsionin dhe gjithë zullumin që po bën kjo qeveri”, tha Gjata.

Burime nga Policia thanë se nuk do të lënë asnjeri të futet në perimetrin e sigurisë, për protestë, por vetëm pak minuta pas këtij takimi, kryetari i PD-së, Sali Berisha, përforcoi dhe më shumë vendosmërinë e protestës në Bulevard. Kësaj here, u kujdes të fliste jo vetëm për protestues, por dhe për organizatorë, kur u pyet për tonin dhe fatin e protestës.

“Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk do të keqkuptohen, ata nuk janë si Edi Rama. Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ata do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë”, theksoi Berisha.

PD-ja u ka bërë  thirrje demokratëve të hapin dyert e shtëpive të tyre më 5 dhjetor për të mirëpritur ata protestues të cilët vinë nga rrethet dhe për shkak të bllokimit të rrugëve nuk do të mund të udhëtonin drejt Tiranës, më 6 dhjetor.

https://a2news.com/2022/12/01/policia-kordon-tek-ura-e-lanes-berisha-ne-bulevardin-nuk-e-leshojme/
https://a2news.com/video/samit-dhe-proteste-meta-i-bashkohet-berishes-me-6-dhjetor-xhacka-apelon-per-mikpritje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë