Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Politika pas tërmetit, Rama premtime, Basha kërkon përgjegjësitë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 19:51 | Politikë
Politika pas tërmetit, Rama premtime, Basha kërkon

Pranvera është afati i fundit që qeveria i dha vetes për të përfunduar ndërtimin e bllokut të banimit në Thumanë.

Kryeministri Edi Rama u premtoi banorëve se nuk do u ndërtohen vetëm shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti, por do ketë ndërhyrje edhe në infrastrukturë.

PD e cilësoi vizitën e Ramës kthim në vendin e krimit. Sipas Sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, ky ishte një spektakël i shëmtuar i Ramës, që po hesht për përgjegjësitë e Komitetit te Emergjencave drejtuar prej tij dhe Bashkisë së Krujës, që lejuan banorët e pallateve të shembura të riktheheshin në shtëpi pas dëmtimeve të tërmetit të 21 shatorit.

Më herët, nga Katundi i Ri në Durrës, edhe kreu i PD, Lulzim Basha tha se tragjedia në Thumanë mund të ishte shmangur.

“Porosia i mesi bashkëqytetar është mos u fusni në objekte të cilat nuk kanë certifikim. E kam parë me sytë e mi se çfarë ndodhi në Thumanë. Ajo që ndodhi në Thumanë ishte plotësisht e shmangshme. Nëse shteti do të kishte bërë detyrën e vet dhe do t’u kishte thënë atyre banorëve “mos u fusni”, ata 24 njerëz nuk do të ishin nëntokë”, u shpreh Basha. Kreu demokrat takoi edhe përfaqësues të biznesit në Durrës, ku përsëriti edhe njëherë kërkesën për lehtësimin e sipërmarrjeve në këtë qytet nga barra fiskale dhe taksat, përmes paketës së prezantuar nga demokratët me 5 propozime konkrete. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë