Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Politika shqiptare një reality show", Kikia: Duket sikur njerëzit nuk kanë halle të tjera

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 22:37 | Politikë
"Politika shqiptare një reality show", Kikia: Duket sikur

Gazetari Mentor Kikia sheh politikën shqiptare si e denjë për një reality show. “Këtu duket sikur njerëzit nuk kane asnjë hall tjetër, jetojnë vetëm për këtë. Edi Rama ka 4.5 milionë komente në muajt e fundit”.

Si një skenar filmi, politika shqiptare ofron ndryshime qëndrimesh të shpejta dhe befasuese.   

“Mjafton të kërkosh deklaratat e dy politikanëve më të rëndësishme të PD, që sot janë të ndarë. Kur Basha zyrtarizoi pezullimin e Berishës pas non grata amerikane, mbajti një fjalim jo thjesht emocional, por me një përkujdesje për t’i atashuar Berishës çdo gjë të mirë që është bërë në këtë vend. Berisha nga ana tjetër kishte fjalët më të mira për liderin e ri”, thotë Kikia.  

https://a2news.com/2021/12/30/suksesi-i-ps-mobilizimi-i-votuesve-te-saj-te-perhershem/

Dha tani, jemi në një moment ku këta duken armiq të përbetuar. Pastaj votuesi sheh aleancën me LSI para zgjedhjeve, ndërkohë që tani ajo parti e le të hapur mundësinë e një aleance me PS. Si në një reality show, ne dukemi publiku që voton por skenarin e bën produksioni”.

https://a2news.com/2021/12/30/shano-pd-shkoi-e-papergatitur-ne-fushate-votuesit-nuhaten-se-ishte-me-mire-te-mbanin-ramen-ne-pushtet/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani