Politika te qytetarët, analistët: Fokusi te fushata, devijim vëmendje nga problemet

Sezoni i ri politik u ka lënë në tryezë politikës detyra të mbartura, si implementimi i marrëveshjes së 5 qershorit apo edhe zbatimi i ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, janë detyrimet ndaj qytetarëve.

Analistët mendojnë se në strategjinë e re të liderëve politikë, po synohet shpërqendrimi i vëmendjes nga elektorati, për ta marrë atë mbi vete dhe punët e brendshme të partive.