Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Polonia kritikon BE: Tirana dhe Shkupi plotësuan kushtet për çeljen e negociatave

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 15:15 | Aktualitet

Presidenti I Polonisë, Andrzej Duda kritikoi ashpër Bashkimin Europian për shtyrjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Deklarata e tij e fortë u bë në samitin e Ballkanit Perëndimor në qytetin e Poznanit, ku marrin pjesë liderët e rajonit dhe ata të vendeve anëtare të Unionit.

“Bashkimi Europian nuk duhet t’i trajtojë vendet në këtë mënyrë, në një kohë kur ata po ndërmarrin reforma kaq të vështira që synojnë integrimin e ardhshëm”, tha Duda. Ai shtoi më tej se këto vende kanë përmbushur kërkesa të shumta për të lehtësuar bisedimet.

Qeveritë e BE-së dështuan në qershor të përmbushnin premtimin e dhënë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për hapjen e negociatave të anëtarësimit. 28 vendet anëtare të Unionit janë dakordësuar të ndërmarrin një vendim të qartë dhe thelbësor jo më vonë se tetori I këtij viti. Megjithatë, kjo mund të ndikohet dhe nga qëndrimi I presidentit të Francës, Emmanuel Macron, I cili kohëve të fundit është shprehur kategorikisht kundër zgjerimit të BE-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë