Polonia sfidon BE, Gjykata Kushtetuese: Ligji polak mbi ligjin europian

Polonia vazhdon në kursin e konfrontimit me BE. Gjykata e Lartë në këtë vend refuzoi parimin që ligji europian të ketë përparësi ndaj legjislacionit kombëtar në çështje të caktuara juridike, në atë që konsiderohet si sfidë e madhe ndaj kornizës ligjore të bllokut.