Popullsia në krizë: Emigracion dhe infertilitet – A2 Business, 20/09/2019

Instituti i Statistikave njoftoi se vitin e ardhshëm do të zhvillojë Censin e Popullsisë dhe Banesave. Është në fakt grumbullimi i të dhënave më të rëndësishme në statistikat kombëtare, që lidhet me numrin e popullsisë, moshën, situatën ekonomike dhe sociale, si dhe të dhëna të tjera demografike. Censi i fundit është ai i zhvilluar në vitin 2011.

Po sa shqiptarë jemi sot, sipas të dhënave zyrtare? Statistikat tregojnë se popullsia është tkurrur ndjeshëm në vite, çka është një lajm të keq për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare. Sipas INSTAT-it, në vitin 1989, popullsia e Shqipërisë vlerësohej në 3,2 milionë banorë. Ajo u tkurr në rreth 1 milionë në vitin 2001, e më pas pësoi një tjetër rënie deri në nivelin e 2,9 milionë banorëve në vitin 2011.

Popullsia e vendit tonë ka rënë edhe gjatë viteve të fundit, për të kulmuar në minimumin e 2,8 milionë banorëve këtë vit. Fatkeqësisht edhe parashikimet për të ardhmen janë negative. Sipas projeksioneve të Institutit të Statistikave, popullsia shqiptare do të tkurret më tej, duke zbritur në 2,7 milionë banorë në vitin 2013 dhe 2,1 milionë pas 40 vitesh.

Por nga se ka ardhur tkurrja e popullsisë? Faktorët janë disa, ku kryesorët janë emigrimi dhe ulja e lindshmërisë, çka ka çuar edhe në rritjen e moshës mesatare që vlerësohet aktualisht në 35 vjeç nga 24 vjeç që ka qenë në vitin 1990. Ekspertët rekomandojnë orientimin e arsimit drejt nevojave të tregut të punës dhe ndërmarrjen e politikave të duhura ekonomike, me qëllim rritjen e pagave. Kjo do t’i bënte shqiptarët më pak të interesuar për t’u larguar, ashtu siç fatkeqësisht ndodh sot.

Ines Nurja, Ardian Civici, Guard Beqiraj, në A2 Business

Shkarkoni aplikacionin e A2