Post tërmeti – A2

Post tërmeti

Vlerësimi i nevojave pas tërmetit të 26 Nëntorit u publikua për të shërbyer si bazë për fazën e rimëkëmbjes. Vlerësimi zbulon se efektet totale të katastrofës arrijnë në mbi 980 milionë euro. Për të kapërcyer efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura, vlerësimi arriti në përfundimin se do të duhen gati 1,08 miliard euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje. Pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti, i komentoi këto të dhëna në studion e “Dita Jonë” në A2.