Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PPP në shëndetësi, këtë vit 37 milionë euro pagesa për 4 koncesione

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 13:20 | Ekonomi

Qeveria Rama ishte e para që futi koncesionet e tipit partneritet publik-privat në shëndetësi, me argumentin e nevojës urgjente për investime në pajisje dhe shërbime, të pamundura të realizoheshin në kohë nga buxheti i shtetit.

Sot nga 13 kontrata koncensionare aktive PPP që financohet me paratë e taksapaguesve, 4 janë në sektorin e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për shërbimin e check-up, sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale, shërbimi i dializës dhe së fundmi ai i laboratorëve. Në total këto katër kontrata pritet të përfitojnë gjithsej nga buxheti 4.6 miliardë lekë, ose 37 milionë euro. Kjo shumë është gati një e treta e gjithë pagesave për koncesionet në 2021.

Kontrata koncesionare më e shtrenjtë në shëndetësi është ajo e sterilizimit, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti. Koncesioni i laboratorëve, që nisi zbatimin në mesin e vitit të kaluar do të marrë 1.28 miliardë lekë pagesa për 2021. Ndërsa Check up dhe dializa do të financohet përkatësisht me 876 milionë lekë dhe 779 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Këto pagesa po jepen në një kohë që vendi është në një emergjencë shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, që nuk dihet se kur do të përfundojë. Ndërkohë që të katër këto koncesione nuk kanë lidhje direkte, apo ofrojnë mbështetje për situatën e krijuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë